🇽🇰 Kosova
Avokatja Kerrie Ann Rowan i bashkohet ekipit mbrojtës të Kadri Veselit
nga Kaltrina Berila8 janar 2024
Ekpit mbrojtës të ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli tashmë i është shtuar edhe një avokate.
Bëhet fjalë për Kerrie Ann Rowan e cila që nga 3 janari është pjesë e ekipit mbrojtës të Veselit.
Ky ekip ishte me një avokat më pak, pasiqë më 11 dhjetor 2023, vdiq avokati Andrew Strong.












