RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Avonet: Greva e pa arsyeshme, SBASHK-u një grup me interesa personale

nga RTV2120 janar 2019

“SBASHK-u ka iniciuar të ketë greva, që drejtpërdrejt pësojnë nxënësit, studentët”

Rrjeti i OJQ-ve Avonet ka shprehur shqetësimin e thellë pas vendimit të SBASHK-ut që të mos pranojë ofertën e Qeverisë së Kosovës për ngritje pagash, duke thënë se Sindikata e Arsimit duhet të ndërpresë menjëherë grevën dhe t’i kthehet procesit mësimor.

Në një komunikatë për media thuhet se mësimdhënëseve nga viti 2003 deri më tani iu është rritur rroga në vazhdimësi, por jo disa nga sektorët e veçantë si janë inspektorët, mjekët, policë, pjesëtarët e FSK-së, zjarrfikësit, shërbyesit civile, e shumë të tjerë të cilët kanë pasur rezultate më shumë se sa sektori i arsimit.

“Një gjendje jo e mirë e cilësisë në arsim, me shumë probleme, mos angazhim i duhur i mësimdhënësve, nuk ka arrit të kemi një cilësi të duhur në këtë sektor, po ashtu SBASHK-u ka iniciuar të ketë greva, që drejtpërdrejt pësojnë nxënësit, studentët, këto pasojë duhet të jetë një përgjegjësi e madhe e krerëve të SBASHK-ut”, thuhet në reagim.

Avonet po ashtu kërkon nga kryetarët e komunave që të kërkojnë përgjegjësi prej udhëheqësve të shkollave për të filluar mësimin.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →