RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Babë e bir plagosen me thikë në Fushë Krujë, ishin në një dasmë

nga Venera Grabanica9 gusht 2020

Babë e bir janë plagosur mbrëmjen e sotme me thikë në fshatin Larushk të Fushë Krujës. Sipas raportimeve të para, të plagosurit kanë qenë në një dasmë afër Urës së Gjolës.

Ata janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim.

“Më datë 09.08.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, pas një konflikti të çastit janë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., 58 vjeç dhe A.S., babë e bir, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve” njoftoi policia.

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorit. /oranews

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →