Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bajrami: 26 milionë euro, kostoja e blerjes së votës nga ana e LVV-së

nga Kaltrina Berila7 tetor 2025
Bajrami: 26 milionë euro, kostoja e blerjes së votës nga ana e LVV-së

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ndarjes së 100 eurove për studentët nga Qeveria në detyrë.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka drejtuar akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për siç tha blerje të votës me taksa të qytetarëve.

“26 milionë Euro, kostoja e blerjes së votës nga ana e LVV-së. Prokuroria është vonu t’i nxjerrë nga zyra këta uzurpator që blejnë vota me taksa të qytetarëve. Kjo është skemë e korrupsionit publik. Qytetarët do t’i ndëshkojnë keqpërdoruesit me 12 tetor”, shkruan Bajrami.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →