Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bajrami: Të dhënat për import dhe eksport të energjisë janë shqetësuese

nga Venera Grabanica22 maj 2025
Bajrami: Të dhënat për import dhe eksport të energjisë janë shqetësuese

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas të dhënave të Doganës, në vitin 2024 Kosova ka eksportuar 150 milionë euro energji elektrike, ndërsa ka importuar 142 milionë euro.

Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar se “tregu i energjisë është shëndrruar në kërcënim serioz për ekonominë dhe qytetarët”.

“Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, të raporti “Opendata”, gjatë vitit 2024 Kosova ka eksportuar 150 milionë euro energji elektrike, ndërsa ka importuar 142 milionë euro. Si është e mundur që ZRrE ngriti tarifat e energjisë për të gjithë për 16.1%? marrë parasysh faktin që KESCO e blen energjinë nga KEK-u me vetëm 29.6 Euro. Pse 1300 kompani vendore po detyrohen të largohen nga tregu i rregulluar dhe po gjuhen në tregun e hapur që nuk ekziston (sepse deri me tani vetëm KESCO po ofron energji me çmime shumëfish më të larta), me arsyetimin se nuk ka energji të mjaftueshme dhe se energjia që shpenzojnë këto kompani duhet të importohet? Edhe me alarmant është fakti se sipas të dhënave të Doganave vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025, importi i energjisë ka arritur shumën 140 milionë euro, aq sa ishte importi për komplet vitin 2024.”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami ka shtuar se të dhënat për import dhe eksport të energjisë janë shqetësuese dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →