Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bajrami akuzon VV-në për punësime partiake

nga Venera Grabanica19 dhjetor 2022
Bajrami akuzon VV-në për punësime partiake

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka pasur një përplasje me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Bajrami, duke iu përgjigjur deputetit të VV-së, Besim Muzaqi, tha se edhe kjo parti po e ndjek avazin e vjetër me punësime partiake, duke ia përmendur punësimin e ish-asamblistit të VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka, i cili u zgjedh drejtor në ndërmarrjen “Iber Lepenci”.
“Mos vazhdoni me këto avaze punësime e punësime se njëjtë po vazhdoni edhe ju. Kush u zgjedh drejtor në Iber Lepenc, leni këto blofe se po hapni kinse konkurse për diasporë. Po ikin njerëzit nga ndërmarrjet e askush nga diaspora nuk vjen me u zgjedh drejtor i ndërmarrjes. I keni 80 për qind e pozitave me ushtrues detyre”, tha Bajrami.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →