Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

VV: Nuk jemi të përfshirë në punësime partiake

nga Kaltrina Berila6 prill 2022

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka përmes një shkrimi në “Facebook” deklaroi se ky subjekt politik nuk është i përfshirë në punësime partiake, e sipas tij, VV-ja ka qenë gjithmonë kundër praktikave të punësimit pa kriter.
Për punësimet e reja në një konkurs të KEK-ut, Manxhuka tha se asnjë zyrtar i VV-së nuk e ka askënd të punësuar aty, derisa paralajmëroi padi për personat që deklaruan se VV-ja ka punësuar militantë.
“U tentua që e gjithë fushata ndaj VV-së të nisë duke akuzuar dy deputetë për punësime familjare, njëri doli të ketë vëllain në Kanada, por portalet ja punësuan në KEK, dhe tjetrit ja bënë një nip që nuk e dinte që e kishte derisa e pa në portale”, ka shkruar Manxhuka.
LDK ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →