Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bajrami kërkon rinumërim në gjithë Kosovën: Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi

nga Gentrita Xhemajli18 janar 2026
Bajrami kërkon rinumërim në gjithë Kosovën: Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërim të plotë të votave. Ajo ka thënë se duhet të reagojnë institucionet e drejtësisë.

“Kërkoj rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën dhe reagim të shpejtë e efikas nga institucionet e drejtësisë. Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi para ligjit dhe para qytetarëve.”, thuhet në postimin e Bajramit.

Bajrami ka publikuar edhe nenin 216 të Kodit Penal, ku thuhet se personi që shton, heq ose fshin votat apo nënshkrimet dënohet me 1 deri në 3 vjet burgim, ndërsa nëse kjo vepër penale kryhet nga ndonjë anëtar i KQZ’së ose person tjetër në keqpërdorim të detyrës zyrtare mund të dënohet deri në 5 vjet.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →