Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj kërkon rinumërim në gjithë Kosovën: E habitshme qysh Prokuroria s’është vënë në lëvizje

nga Gentrita Xhemajli18 janar 2026
Haradinaj kërkon rinumërim në gjithë Kosovën: E habitshme qysh Prokuroria s’është vënë në lëvizje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se rinumërimi i pjesshëm i votave po nxjerr në pah një skemë manipulimi në nivel shqetësues.

Sipas tij, vota duhet të rinumërohet një për një, dhe se pa rinumërim të tërësishëm nuk sigurohet integriteti i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve po e nxjerr në shesh një skemë manipulimi të përmasave shqetësuese të votës së qytetarit. Procesi i këtyre zgjedhjeve qysh sot është lënduar dhe pas këtyre gjetjeve, vota duhet të rinumërohet një për një. Pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Ai thotë se është e habitshme se si Prokuroria nuk është vënë në lëvizje.

“E habitshme qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje qysh sot. Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh. Apeloj tek të gjithë mekanizmat që me vendimet e veprimet e tyre ta mbrojnë votën e qytetarit dhe ta rikthejnë integritetin e zgjedhjeve të 28 Dhjetorit. Çdo drejtim tjetër do të kishte pasoja të pariparueshme”, ka thënë Haradinaj.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →