Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bajrami-Kurtit: Ky nuk është kompromis, është shkelje flagrante e rendit kushtetues

nga Kaltrina Berila28 qershor 2025
Bajrami-Kurtit: Ky nuk është kompromis, është shkelje flagrante e rendit kushtetues

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në tri orë diskutime, ”kompromisi” i vetëm i Albin Kurtit ishte: 1. “Propozoni anëtarët në Komisionin për votim të fshehtë, që më pas t’i rrëzojmë me votë” dhe 2.”Shkojmë me votim të hapur nëse ju ma votoni Albulenën”.

Sipas Bajramit ky nuk është kompromis, por shkelje flagrante e rendit kushtetues.

“Ky nuk është kompromis, është shkelje flagrante e rendit kushtetues. Demokracia nuk funksionon me pazare të fshehta, por me respekt të plotë të Kushtetutës. Kuvendi konstituohet me marrëveshje politike ose me një figurë koncensuale që do të duhej të ishte kompromisi i LLV-së”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →