Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Bajrami: LDK-ja është kundër çfarëdo vendimi për ngritje të çmimit të energjisë elektrike

nga Gentrita Xhemajli10 prill 2025
Bajrami: LDK-ja është kundër çfarëdo vendimi për ngritje të çmimit të energjisë elektrike

Në një postim në Facebook, ajo vendimin e ZRrE-së e ka quajtur goditje të radhës për standardin e jetës, për fuqinë blerëse të qytetarëve dhe për bizneset në Kosovë.

“Në këto katër vite qeverisje, energjisë i është dyfishuar çmimi, tani po pritet edhe ngritja e radhës.  ZRRE duhet të pezullojë çdo vendim deri në konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që bordi t’i raportojë dhe të justifikojë propozimin e tyre para atyre që i zgjedhin – deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ka pohuar se bordit të ZRrE-së para deputetëve të Kuvendit duhet t’i bëhen tri pyetje: “Si ka mundësi që tri herë rriten tarifat e energjisë, derisa energjia nga KEK-u i shitet KESCO-s për vetëm 29.6 euro/MËh?  Si arsyetohet vendimi i ZRRE-së, kur KESCO dhe KEDS nuk i publikojnë pasqyrat e tyre financiare?  Si ka mundësi që edhe ministrja ekonomisë e pranon se nuk di nëse këto kompani e kanë përmbushur planin e investimeve?”.

Ndër tjera, ajo ka shtuar se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të vështirësojë jetën  e qytetarëve të Kosoves, dhe operimin e bizneseve.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →