Bajrami: Qeveria transicionale, e vetmja zgjidhje për ta zhbllokuar situatën
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se formimi i një qeverie transicionale është e vetmja zgjidhje për zhbllokimin e situatës dhe formimin e institucioneve për një afat të caktuar.
Sipas Bajramit, do duhej që partitë të bëheshin bashkë dhe të adresonin problemet e shumta të qytetarëve, veçanërisht ato të sektorit të energjisë.
“Po shihet kush po bllokon. Kur nuk i kanë numrat, si rasti i Vetëvendosjes, nuk mund të diktosh mënyrën e të tjerëve se si propozojnë të zhbllokohet formimi i institucioneve. Qeveria transicionale kish me zhblloku situatën komplet dhe do të konstituoheshin institucionet. Do të kishte agjendë të qartë dhe afat të caktuar kohor. Po presim përgjigje zyrtare nga liderët e partive për propozimin. Besojmë se, për momentin, e vetmja zgjidhje për të zhbllokuar institucionet”, ka thënë ajo.








