Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ballkani e mbyll me humbje ëndrrën evropiane

nga B.K3 nëntor 2022

Ka përfunduar me humbje aventura e Ballkanit në Evropë, respektivisht në Ligën e Konferencës, pasi që u mposht sot si mysafirë nga CFR Cluji.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Dr. Constantin Radulescu”, kampioni kosovar, Ballkani ka pësuar humbje me rezultat minimal 1:0 nga CFR Cluji.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Nana Boateng, i cili vulosi fitoren e CFR Clujit në minutën e 17′.
Me pikët e reja, CFR Cluji siguron pozitën e dytë në Grupin G në kuotën e 10 pikëve, dhe kalon tutje në eliminatoret e Ligës së Konferencës.
Në anën tjetër, Ballkani e mbyll fazën e grupeve të kësaj gare në vendin e fundit me vetëm katër pikë të arkëtuara.
Rezultati final, 1:0 në favor të CFR Clujit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →