RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Ballkani synon ta vulosë kualifikimin ndaj Floriana sonte në Maltë

nga Venera Grabanica31 korrik 2025
​Ballkani synon ta vulosë kualifikimin ndaj Floriana sonte në Maltë

Kampioni i Kosovës, Ballkani, do të zhvillojë sonte ndeshjen e kthimit kundër Floriana FC në kuadër të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League. Takimi do të luhet në “Centenary Stadium” në Maltë dhe nis nga ora 20:45.

Pas fitores bindëse 4-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë, suadra nënkampione e Kosovës ka një epërsi të madhe dhe është shumë pranë kualifikimit në raundin e tretë të garës evropiane. Megjithatë, verdhezinjtë janë të vendosur të mos lëshojnë ritmin dhe të konfirmojnë dominimin edhe në sfidën e kthimit.

Ballkani ka udhëtuar drejt Maltës me një grup të plotë dhe me motivim maksimal për të vazhduar rrugëtimin në Evropë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të një tjetër ëndrre evropiane, pas sukseseve të viteve të fundit në arenën ndërkombëtare.

LAJMI TJETËR →
Emanuel Demaj lëshon studion e “Click” pas debatit me Arton Muhaxherin

Më të fundit

Të gjitha →