Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Bastisje anti-drogë, arrestohet 33-vjeçari

nga Venera Grabanica7 dhjetor 2021

Policia ka realizuar bastisje anti-drogë në Manastir ku ka arrestuar 33-vjeçarin me iniciale D.D. nga Manastiri.
“Më datë 06.12.2021 në rrugën “Klimenti i Ohrit” në Manastir, nëpunësit policor të Departamentit për tregti ilegale me drogë dhe armë në Sektorin e Punëve të Brendshme Manastir kanë privuar nga lira D.D.(33) nga Manastiri. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe hapësira të tjera, të kryera me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe marrë pluhur droge, më shumë mjete me mbetje të drogës dhe para në vlera të ndryshme”, qëndron në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.
D.D. është mbajtur nën arrest në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →