Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​BE dhe Meksika kritikojnë tarifën e propozuar prej 30% të Trump

nga B G13 korrik 2025
​BE dhe Meksika kritikojnë tarifën e propozuar prej 30% të Trump

Bashkimi Evropian (BE) dhe Meksika kanë shprehur zhgënjim ndaj kërcënimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të vendosur tarifa prej 30% mbi importet e tyre duke filluar nga 1 gushti.

Meksika kritikoi atë që e quajti “marrëveshje të padrejtë” të Trump dhe këmbënguli se sovraniteti i saj ishte i panegociueshëm, ndërsa shefja e BE-së, Ursula von der Leyen kërcënoi të merrte “kundërmasa proporcionale” nëse do të ishte e nevojshme. Të dy thanë se donin të vazhdonin negociatat me SHBA-në, shkruan BBC.

Trump ka paralajmëruar se do të vendosë taksa edhe më të larta mbi importet nëse ndonjëri prej partnerëve tregtarë të SHBA-së vendos të hakmerret, transmeton KosovaPress.

Këtë javë, Trump njoftoi gjithashtu tarifa të reja për mallrat nga Japonia, Koreja e Jugut, Kanadaja dhe Brazili duke filluar nga muaji i ardhshëm.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →