Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

BE-ja sanksionon 160 rusë

nga Venera Grabanica9 mars 2022

BE ka njoftuar sanksione të reja kundër 160 shtetasve të tjerë rusë në raundin e fundit të dënimeve që synojnë mbështetësit e regjimit të presidentit Vladimir Putin.

Masat do të shohin 14 oligarkë dhe biznesmenë të goditur me sanksione, si dhe 146 anëtarë të Këshillit të Federatës Ruse ose Senatit, të cilët mbështetën njohjen e rajoneve separatiste në Ukrainën lindore, transmeton rtv21.tv

Qytetarët rusë të sanksionuar përfshijnë:

Alexander Vinokurov, i cili është i martuar me vajzën e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov
Dmitry Pumpyansky, kryetar i bordit të drejtorëve të furnizuesit më të madh në botë të tubave të çelikut për industrinë e naftës dhe gazit
Dhe Mikhail Poluboyarinov, CEO i linjës ajrore shtetërore Aeroflot

Në total, rreth 862 individë dhe 53 subjekte ruse janë sanksionuar tani nga blloku. Një numër institucionesh bjelloruse janë gjithashtu në shënjestër të BE-së./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →