Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

BE konsideron vendosjen e sanksioneve të reja mbi qeverinë Maduro

nga RTV214 shkurt 2019

“Ne jemi duke kërkuar mundësinë e vendosjes së sanksioneve të mëtejshme”

Bashkimi Evropian po konsideron vendosjen e sanksioneve të reja ndaj qeverisë së presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, por ende nuk ka diskutuar embargon e naftës, tha sot ministri i Jashtëm i Maltës, Carmelo Abela.

“Ne jemi duke kërkuar mundësinë e vendosjes së sanksioneve të mëtejshme. Qëllimi ynë është të sanksionojmë individë të caktuar përpara sektorëve që mund të prekin popullatën”, tha Abella për Reuters pas një takimi të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.

Qeveria e Venezuelës njoftoi sot se do të shqyrtojë marrëdhëniet dypalëshe me anëtarët e Bashkimit Evropian, të cilat kanë pranuar kreun e opozitës Juan Guaido si shef të ri të shtetit.

Në deklaratën e qeverisë thuhet  “se fuqishëm hedhin poshtë vendimet e disa qeverive evropiane që i janë nënshtruar zyrtarisht strategjisë së administratës amerikane për të përmbysur presidentin e ligjshëm Nicolas Maduro”.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →