Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Pse ka vonesa në vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë?

nga Miranda Beqaj27 maj 2022

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky thotë se çdo ditë ka humbje jete në Ukrainë dhe Perëndimi vonon të ushtrojë më shumë presion mbi Rusinë.
“Vetëm shikoni situatën tani. Shikoni numrin e javëve që Bashkimi Evropian është përpjekur të bie dakord për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë”, tha Zelensky në një video mesazh, shkruan BBC.
Tashmë ka kaluar gati një muaj që kur shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi propozimet për ndalimin e importeve të naftës ruse. Por pse i është dashur kaq shumë BE-së që të miratohen masa të tilla?
Rezistenca nga vendet e varura nga nafta ruse veçanërisht Hungaria ka bërë që të mos ketë një marrëveshje unanime. Sllovakia dhe Republika Çeke janë ndër të tjerat që kanë shprehur shqetësim.
Udhëheqësit e BE-së do të takohen të hënën./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →