✨ Showbiz
Bebe Rexha publikon fotografi të reja nga pushimet luksoze në Kroaci
nga Gentrita Xhemajli13 qershor 2025
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar disa fotografi të reja nga pushimet që po i kalon në brigjet piktoreske të Kroacisë.
Në imazhet e postuara në Instagram, 35-vjeçarja shfaqet e veshur me një fustan elegant të zi me dekolte të hapur, ndërsa pozon në disa lokacione të bukura në qytetin bregdetar Hvar.
Artistja e hitit ndërkombëtar “In The Name Of Love” është rikthyer në Ballkan pas një viti.
Kujtojmë se verën e kaluar ajo ishte e pranishme në Kosovë për të performuar në festivalin “Sunny Hill”, ndërsa më pas vizitoi edhe vendlindjen e babait të saj, fshatin Dibër në Maqedoninë e Veriut.










