Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bedri Hamza premton përkrahje për prodhuesit vendorë

nga Venera Grabanica31 janar 2025
Bedri Hamza premton përkrahje për prodhuesit vendorë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka bërë fushatë nëpër Gjakovë, nga ku tha se do të ofrojë përkrahje për prodhuesit vendorë.

Ai tha se TVSh-ja duhet të paguhet në brendi. Për kompanitë që investojnë mbi 500 mijë euro, punësojnë mbi 50 punëtorë do të ketë pushime tatimore.

“Kudo që po shkoj, po vizitoj lloj-lloj prodhuesish të mirë dhe të suksesshëm. Është krenari që kemi njerëz të tillë punëtorë. Politikat tona fiskale duhet të ndryshohen, TVSh-ja duhet të paguhet në brendi. Për kompanitë që investojnë mbi 500 mijë euro, punësojnë mbi 50 punëtorë do të ketë pushime tatimore. Kanë me u liru prej pagesës së tatimit në fitim për korporata, varësisht nga investimi dhe numri i të punësuarve. Deri 400 euro, të gjithë punëtorët që marrin paga, tatimin do ta kenë 0%”, ka thënë Hamza.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →