Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hamza premton përmirësim të teknologjisë për prodhuesit vendorë

nga Venera Grabanica20 janar 2025
Hamza premton përmirësim të teknologjisë për prodhuesit vendorë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se për të gjithë prodhuesit vendorë do të ketë mbështetje, zhvillim dhe përmirësim të teknologjisë së punës.

Hamza këtë e sa sot gjatë vizitës në një qumështore në Komunën e Dragashit.

“Për punëtorët, përmirësim të kushteve dhe paga më të dinjitetshme. Për bujqit dhe blegtorët që i mbushin tryezat tona me produkte vendore, do të ketë vetëm zgjerim të mbështetjes përmes subvencioneve dhe granteve investive. Deri në 30% do t’i mbulojmë investimet e prodhuesve vendorë me grante investive, sepse duke i përkrahur ata, i zëvendësojmë produktet e importit, e furnizojmë tregun me prodhime më të shëndetshme dhe eksportojmë më shumë”, ka shkruar Hamza.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →