Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Befasia tjetër në Botëror, Japonia mposht Gjermaninë

nga Xh.D23 nëntor 2022
Befasia tjetër në Botëror, Japonia mposht Gjermaninë

(Lajm i përditësuar) – 16:10
Kombëtarja e Japonisë është përkujdesur për befasinë e radhës në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Khalifa International” u shënuan tre gola, ku Japonia e ka mposhtur 2:1 Gjermaninë.
Fillimisht, ishte Ilkay Gundogan ai i cili zhbllokoi rezultatin i pari, duke kaluar Gjermaninë në epërsi prej 1:0 në minutën e 33’ të ndeshjes.
Japonia nuk u dorëzua, ku e gjeti golin e barazimit në minutën e 75’ përmes Ritsu Doan, ndërsa Takuma Asano u përkujdes për golin e fitores së Japonisë, ku e vulosi rezultatin final 3:1 në minutën e 83’.
Me pikët e reja, Japonia tani ngjitet në pozitën e parë në Grupin E në kuotën e tre pikëve, ndërsa Gjermania pozicionohet në vendin e fundit me asnjë pikë.
Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Japonisë.
(Lajm i përditësuar) – 15:46
Japonia kalon në epërsi ndaj Gjermanisë
Japonia ka kaluar në epërsi për 2-1 ndaj Gjermanisë.
Asano në minutën e 83′ shënoi golin e epërsisë.
(Lajm i përditësuar) – 15:38
Japonia barazon ndaj Gjermanisë.
Doan shënoi golin e barazimit ndaj Gjermanisë.
(Lajm i përditësuar) – 14:33
Gjermania kalon në epërsi ndaj Japonisë.
Gundogan ka shënuar golin e epërsisë ndaj Japonisë në minutën e 33’./21Media
(Lajm i përditësuar) – 14:00
Ka nisur përballja midis Gjermanisë dhe Japonisë në kuadër të Kupës së Botës.
Gjermania: Manuel Neuer, Niklas Sule, Antonio Rudiger, Nico Schlotterbeck, David Raum, Joshua Kimmich, Ilkay Gundogan, Serge Gnabry, Thomas Muller, Jamal Musiala, Kai Havertz
Japonia: Shuichi Gonda, Hiroki Sakai, Ko Itakura, Maya Yoshida, Yuto Nagatomo, Ao Tanaka, Wataru Endo, Junya Ito, Daichi Kamada, Takefusa Kubo, Daizen Maeda
Kupa e Botës 2022 nisi këtë të diel(20 nëntor).
Ekuadori në përballje me Katarin, hapën botërorin e këtij viti, ku Ekuadori fitoi me epërsi prej dy golash ndaj nikoqirëve.
Anglia takoi Iranin, përballje të cilën e fitoi për 6-2. Senegali takoi Holandën, përballje të cilën e fitoi kjo e fundit për 2-0.
ShBA-të në përballje me Ëales mbyllën ndeshjen me rezultat të barabartë.
Ndërkaq, ndeshja e cila ishte shok për futbolldashësit ishte ajo mes Argjentinës dhe Arabisë Saudite, përballje të cilën e fitoi Arabia Saudite për 2-1.
Ndeshja midis Danimarkës dhe Tunizisë u mbyll pa gola, njësoj si ajo mes Meksikës dhe Polandës.
Franca mbylli ndeshjen ndaj Australisë me një super rezultat për 4-1.
Përballja mes Marokut dhe Kroacisë u mbyll pa gola. Spanja-Kosta Rika takohen në orën 17:00 dhe Belgjika në përballje me Kanadën në orën 20:00./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →