Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bëhen nderime për këngëtaren Nexhmije Pagarusha

nga Kaltrina Berila8 shkurt 2020

Nesër i jepet lamtumira e fundit Nexhmije Pagarushës

Familja e këngëtares Nexhmije Pagarusha sot nga ora 08:00 deri në 17:00 në holli e Teatrit Kombëtar pret miqtë, bashkëpunëtorët, e qytetarë për homazhe.

Familja e këngëtares ka njoftuar se e pamja për Nexhmijen do të mbahet në Teatrin Kombëtar, ndërsa varrimi i saj do të bëhet më 9 shkurt në orën 14:30 në fshatin Pagarushë të Malishevës, në një ceremoni familjare sipas amanetit të saj të fundit.

E pas varrimit, e pamja do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjera deri më datë 11.02.2020 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, nga 8:00 deri në 17:00.

Bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë të premten në moshën 86-vjeçare./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →