🇽🇰 Kosova
Veliaj uron nga paraburgimi Kosovën për 17 vjetorin e pavarësisë: Ditë historike
nga Venera Grabanica17 shkurt 2025
Përmes fotografive me ish-Presidentin Hashim Thaçi, këngëtaret kosovare me famë botërore, Dua Lipa e Rita Ora, këngëtaren e ndjerë Nexhmije Pagarusha e veprimtarin e ndjerë, Adem Demaçi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nga paraburgimi Kosovën për 17 vjetorin e pavarësisë.
Veliaj ka thënë se kjo është një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara.
“Përqafime vëllazërore dhe urime të përzemërta për këtë ditë historike!”, ka shkruar Veliaj në Facebook.











