🇽🇰 Kosova
Bëhet apel për kujdes gjatë skijimit jashtë shtigjeve zyrtare
nga Venera Grabanica13 shkurt 2024
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka konfirmuar vdekjen e shtetase të huaj, e cila humbi jetën teksa po skijonte në Brezovicë.
Siç thuhet në njoftim asaj i është dhënë ndihma e parë por nuk ka rezultuar pozitivisht.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka apeluar të gjithë që të kenë kujdes gjatë skijimit jashtë shtigjeve zyrtare.
“Keni kujdes të shtuar gjatë skijimit jashtë shtigjeve zyrtare të skijimit,ashtu sikur kemi paralajmëruar shumë herë,kushtet e këqija atmosferike mund të jenë të rrezikshme për natyra të aksidenteve të tilla”, thuhet në njoftim./21Media









