Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Berisha “non grata”, Yuri Kim: Shqipëria po ndryshon

nga Kaltrina Berila21 maj 2021

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, foli për herë të parë për mediat pas vendimit të Departamentit të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në SHBA Sali Berishës dhe familjarëve të tij.

Ajo thotë se Shqipëria po ndryshon dhe se ajo do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Ai theksoi se sundimi i ligjit duhet të mbizotërojë.

“Shqipëria po ndryshon. Shqipëria do të jetë anëtarë e BE, është një vend aleat dhe mik i SHBA-së. Sundimi i ligjit duhet të mbizotërojë. Për të arritur aty, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të marrin fund. Ky nuk është thjesht projekt i juaji, por një projekt që mund ta bëjmë bashkë”, tha Kim gjatë një prononcimi për mediat ndërsa po ndiqte stërvitjen “Defender Europe 21” në Vlorë.

E pyetur në lidhje me padinë që Berisha ka ngritur kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Kim u përgjigj: “Nuk e kam idenë se për çfarë po flisni!”.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →