Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Besa Famgas kompleton finalen te hendbollistët

nga B.K21 maj 2021

Besa Famgas ka shënuar fitore të thellë për të bërë vend në finale të Kupës së Kosovës në hendboll.

Të premten pasdite në Istog, Besa Famgas e mposhti në gjysmëfinale skuadrën e Trepçës me rezultat 34:21. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:10 për pejanët.

Të shtunën në finale, Besa Famgas takohet me Prishtinën. Besa e ka fituar titullin e kampionit dhe synon edhe Kupën.

Egzon Gjuka shënoi 10 gola për Besën, ndërsa 8 i shënoi Arbios Mushkolaj. Te Trepça, Fitim Klinaku shënoi 9 gola e Sali Maxhera 4./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →