Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PDK kundër Xhandarmërisë, Kabashi-Ramaj: E panevojshme dhe e pabazuar në analiza

nga Venera Grabanica30 maj 2026
PDK kundër Xhandarmërisë, Kabashi-Ramaj: E panevojshme dhe e pabazuar në analiza

(Lajm i përditësuar)

PDK kundër Xhandarmërisë, Kabashi-Ramaj: E panevojshme dhe e pabazuar në analiza

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Besa Kabashi-Ramaj, ka kundërshtuar idenë për krijimin e Xhandarmërisë në Kosovë, duke e cilësuar atë si një nismë të pabazuar në analiza profesionale dhe si pjesë të agjendës elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke folur në debatin zgjedhor të RTV21 për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, Kabashi-Ramaj tha se propozimi për Xhandarmërinë nuk mbështetet në nevoja reale të sektorit të sigurisë.

“Xhandarmëria është komplet e panevojshme dhe e bazuar në asgjë. Nuk ka asnjë hulumtim, asnjë rishikim të ri që e arsyeton një strukturë të tillë. Është krejtësisht agjendë elektorale e VV-së dhe e pabazuar në nevoja konkrete”, deklaroi ajo.

Sipas saj, iniciativa për krijimin e një force të tillë mund të bartë rrezik për politizimin e institucioneve të sigurisë.

“Nëse ka tendencë për politizim të sektorit të sigurisë, nuk mendoj se kjo do të realizohet. Kjo do të ishte e rrezikshme, sepse Kosova nuk ka nevojë as operacionale dhe as buxhetore për një Xhandarmëri”, tha Kabashi-Ramaj.

Ajo shtoi se prioritet duhet të jetë forcimi i institucioneve ekzistuese të sigurisë dhe mbrojtjes, e jo krijimi i strukturave të reja.

“Ne do të ndërtojmë agjendën që do ta kompletojë pjesën civile-ushtarake. Kemi Policinë e Kosovës funksionale, ndërsa te Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) shohim nevojën për më shumë investime buxhetore dhe ngritje të kapaciteteve”, u shpreh Kabashi-Ramaj.

Sipas saj, zhvillimi i sektorit të sigurisë duhet të fokusohet në fuqizimin e institucioneve ekzistuese dhe në rritjen e kapaciteteve profesionale, në përputhje me nevojat reale të Kosovës dhe standardet e partnerëve ndërkombëtarë.


Besa Kabashi-Ramaj shpalos programin e PDK-së për sigurinë

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Besa Kabashi-Ramaj, në debatin zgjedhor të RTV21 ka shpalosur pikat kryesore të programit të partisë për zgjedhjet e 7 qershorit, duke vënë theks të veçantë te siguria dhe mbrojtja e vendit.

Kabashi-Ramaj tha se gjatë gjashtë viteve të fundit sektori i sigurisë është përballur me sfida serioze në mënyrën e trajtimit dhe zhvillimit të tij.

“Gjatë këtyre gjashtë viteve kemi pasur sfida serioze sa i përket mënyrës se si është trajtuar sektori i sigurisë”, deklaroi ajo.

Sipas saj, PDK-ja ka hartuar një program të detajuar për mbrojtjen, duke u bazuar në zhvillimet dhe sfidat me të cilat është përballur Kosova që nga shpallja e pavarësisë.

“PDK-ja, me shumë përkushtim dhe duke marrë parasysh gjithçka që ka ndodhur në Kosovë që nga pavarësia, ka përgatitur një program mjaft të specifikuar për sektorin e mbrojtjes”, tha Kabashi-Ramaj.

Ajo theksoi se forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe avancimi i sektorit të sigurisë mbeten ndër prioritetet kryesore të programit të PDK-së.

Granit Xhaka thotë se është gati për Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Granit Xhaka thotë se është gati për Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →