🇽🇰 Kosova
Besnik Berisha: Kurti e kreu intervistën në Prokurorinë Speciale
nga Venera Grabanica16 dhjetor 2024
Avokati Besnik Berisha ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka kryer intervistën në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
“Çka nëse u them se kryeministri Kurti sapo e kreu intervistën në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, a ma besoni a jo ?! Nejse, mos i ngjitni fjalë djalit se me sytë e mi e pash. Institucionalit se ç’ke me të!” – ka shkruar Berisha në Facebook.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar Qeverinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale për të marrë ndonjë informacion zyrtar, por ende nuk ka pranuar përgjigje.











