Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Kurti sot pritet të paraqitet në Prokurorinë Speciale

nga Kaltrina Berila16 dhjetor 2024
​Kurti sot pritet të paraqitet në Prokurorinë Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar në Prokurorinë Speciale të paraqitet sot në orën 09:30 në cilësinë e dëshmitarit.

Ndonëse vetë kryeministri Kurti nuk e ka komentuar këtë thirrje, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, kishte shkruar Kryeziu në rrjetin social “Facebook”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →