Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bexheti: VV-ja dhe pakicat joserbe nuk i kanë numrat për formimin e Qeverisë

nga Venera Grabanica27 maj 2026
Bexheti: VV-ja dhe pakicat joserbe nuk i kanë numrat për formimin e Qeverisë

(Lajm i përditësuar)

Bexheti: VV-ja dhe pakicat joserbe nuk i kanë numrat për formimin e Qeverisë

Nuri Bexheti, në emisionin “Click” në RTV21, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e komuniteteve joserbe nuk i kanë votat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë e re.

Duke komentuar deklaratat e Florent Zeqajt lidhur me zhvillimet politike në vend, Bexheti tha se situata aktuale politike nuk i favorizon përpjekjet e Albin Kurti për ta siguruar shumicën.

“Partia e Kurtit dhe pakicat joserbe nuk i kanë numrat për ta bërë qeverinë”, deklaroi Bexheti.


”Nuk e fiton dhe nuk e gëzon”, Nuri Bexheti: Koha politike nuk po punon për Albin Kurtin

Profesori Nuri Bexheti, në emisionin “Click” në RTV21, ka deklaruar se situata politike në Kosovë kërkon konsensus të gjerë dhe jo dominim të një partie të vetme.

Sipas tij, rezultati politik aktual tregon se askush nuk ka fitore absolute, ndërsa theksoi se koha politike nuk po punon në favor të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

“98 për qind nuk ka fitues, nuk e fiton dhe nuk e gëzon. Nuk punon koha politike për Albin Kurtin. Koha politike punon që Kosova të gjejë një konsensus dhe ta çojë vendin në një stad tjetër urgjent”, tha Bexheti.

Ai shtoi se duhet pasur kujdes të veçantë në raport me komunitetet pakicë, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit politik dhe institucional.

Bexheti kujtoi se në Kosovë gjithmonë ka ekzistuar ndarja e pushtetit, duke përmendur edhe presidentin historik Ibrahim Rugova si shembull të një kulture politike me balancë institucionale./RTV21/21Media

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →