Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Biden pas atentatit ndaj Trumpit: Gëzohem që është mirë

nga Kaltrina Berila14 korrik 2024
Biden pas atentatit ndaj Trumpit: Gëzohem që është mirë

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, ka reaguar ndaj atentatit kundër kandidatit republikan për president, Donald Trump.

Biden tha se gëzohet që Trump është tashmë i sigurt dhe se është mirë.

“Jam i gëzuar që dëgjoj se ai është i sigurt dhe po shkon mirë. Unë jam duke u lutur për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme”, shkroi Biden.

Më tej, Biden tha se i është mirënjohës Shërbimit Sekret, të cilët i ofruan siguri Trumpit.

“Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë. Ne duhet të bashkohemi si një komb për ta dënuar atë”, shkroi Biden.

Tashmë është konfirmuar se sulmuesi i Trumpit është vrarë, e po ashtu edhe një pjesëmarrës në tubim ka mbetur i vdekur.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →