Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Biden: Rusia ka nisur një sulm të paramenduar

nga E.Bullaku24 shkurt 2022

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden po i drejtohet kombit nga Shtëpia e Bardhë për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Biden e filloi fjalimin e tij duke thënë se ushtria ruse ka filluar një sulm brutal mbi Ukrainën pa provokim, përcjellë rtv21.tv
“Është një sulm i paramenduar që është planifikuar prej muajsh”, tha Biden.
Presidenti amerikan po përshkruan sanksione të forta për të “maksimizuar një ndikim afatgjatë në Rusi dhe për të minimizuar ndikimin mbi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj”.
Ai thotë se ka rënë dakord me udhëheqësit e G7 nga ekonomitë më të mëdha në botë që ata do të kufizojnë kolektivisht aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →