Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bie nga ndërtesa ku punonte, pëson lëndime trupore

nga Egzona Mehmeti6 qershor 2021

Policia ka bërë të ditur se mbrëmë në Emergjencën e spitalit rajonal në Prizren një burrë kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ka rënë nga një lartësi, derisa ka qenë në vendin e punës.

”Viktima deri sa kishte qenë duke kryer disa punime në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, kishte rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktima është duke marrë tretman mjekësor”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore si dhe inspektorët e punës.

Rasti është duke u hetuar./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →