Një punëtor ka pësuar lëndime trupore pasi që ka rënë nga ndërtesa në të cilën ishte duke punuar.
Rasti ka ndodhur dje rreth orë 15:25 në Vushtrri.
Sipas Policisë, raportohet se viktima përderisa ishte duke punuar në një ndërtesë, e cila është në ndërtim e sipër, është rrëzuar nga një lartësi me ç‘rast ka pësuar lëndime trupore.
Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Rasti po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm./21Media








