Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bie nga skelet derisa ishte duke punuar, vdiq 19 vjeçari

nga B G26 maj 2023
Bie nga skelet derisa ishte duke punuar, vdiq 19 vjeçari

Një djalë 19 vjeç ka vdekur pasi ka rënë nga kati i tretë nga skelet derisa ishte duke punuar në Prizren. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili po ashtu bëri të ditur se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët nga emergjenca.

“Me datën 26.05.2023 , rreth ores 14:50 dyshohet se në rrugen “Ekrem Rexha” në një objekt banesor në ndertim  e sipër, një person i moshës 19 vjeqare (K.Z.), gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme. Policia ka dal në vendngjarje dhe është duke u marr me rastin.”, tha Bytyqi./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →