Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Billie Eilish flet hapur për problemet me shëndetin

nga Xh.D24 maj 2022

Këngëtarja Billie Eilish ka folur për gjendjen e saj shëndetësore së fundmi, ku u shpreh se është gjendje që asaj ka filluar t’i mërzitet, e të jetë shumë shqetësuese për të.
Billie ishte diagnostikuar me Sindromën Tourette në moshën 11 vjeçare – e cila është ç’rregullim neurologjik që mund të shkaktojë vokalizim të pakontrollueshëm dhe të padëshiruar, lëvizje të përsëritura etj.
“Mënyra më e zakonshme që njerëzit reagojnë është që ata qeshin sepse mendojnë që po përpiqem të jem qesharake. Jam jashtëzakonisht e ofenduar nga kjo”, u shpreh Eilish.
Artistja u shpreh se gjatë kohës kur performon nuk i ndodh që të bëj lëvizjet e përsëritura si shkak i çrregullimit që ka.
“Kur jam duke performuar, nuk i bëj lëvizjet e përsëritura fare”, u shpreh ajo./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →