RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Bisedimet Rusi-Ukrainë mund të nisin të martën, tha zëdhënësi rus

nga Egzona Mehmeti28 mars 2022

Bisedimet ballë për ballë midis Ukrainës dhe Rusisë pritet të zhvillohen këtë javë. Zëdhënësi presidencial rus, Dmitry Peskov ka thënë se nuk ka gjasa që bisedimet të fillojnë të hënën, por mund të fillojnë të martën.

Ai ka deklaruar se delegacioni rus do të niset për në Turqi, e cila do të jetë nikoqire e bisedimeve.

Takimet ballë për ballë “lejojnë zhvillimin e bisedimeve në një mënyrë më të fokusuar, më të ngushtë dhe kuptimplotë”, ka thënë ai, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

“Për fat të keq, nuk mund të themi se ka pasur ndonjë arritje apo përparim të rëndësishëm deri më tani”, ka shtuar ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →