RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Nisin bisedimet Ukrainë-Rusi

nga Xh.D28 shkurt 2022

Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë filluar në kufirin me Bjellorusinë, tha këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak për Reuters përmes një mesazhi me tekst të hënën.
Më herët zyra e presidentit ukrainas tha se qëllimi i Ukrainës për bisedimet ishte një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e forcave ruse nga Ukraina.

Bisedimet midis delegacioneve ukrainase dhe ruse në Bjellorusi filluan pak para orës 13:00 me orën ukrainase (06:00 ET).

Delegacioni i Ukrainës përfshin disa zyrtarë të rangut të lartë, por jo vetë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Vendi kërkoi një “armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse” përpara takimit./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →