Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës Besnik Bislimi ka takuar sot kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut Erden Atiq.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë zëvendëskryeministri Bislimi përmes një statusi në Facebook.
“Kënaqësi të takoj kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, për të dëgjuar për punën e tij dhe për të biseduar rreth përkrahjes që Qeveria mund të japë për të gjithë qytetarët e kësaj komune pa dallim”, ka shkruar Bislimi.
Atiq në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, si kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar 553 vota. Ai mori solemnisht detyrën e kryetarit të Mitrovicës së Veriut më 19 maj.











