Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Blinken thotë se palestinezët duhet të lejohen të kthehen në shtëpi në Gaza

nga Kaltrina Berila8 janar 2024
Blinken thotë se palestinezët duhet të lejohen të kthehen në shtëpi në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se palestinezëve nuk duhet t’u bëhet presion që të largohen nga Gaza dhe duhet të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre pasi të lejojnë kushtet.

Blinken dënoi deklaratat e disa ministrave izraelitë, të cilët kërkuan zhvendosjen e palestinezëve gjetkë.

Ai po takohet me liderët rajonalë në turneun e tij të fundit në Lindjen e Mesme, duke zhvilluar sot bisedime në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite.

Komentet e tij pasojnë raportet se dhjetëra njerëz u vranë në një kamp refugjatësh në Gazën veriore.

Pamjet nga Jabalia tregojnë trupa të shtrirë në rrënojat e një ndërtese të shkatërruar – shumë prej tyre gra dhe fëmijë.

Ushtria izraelite thotë se po vepronte “kundër një objektivi ushtarak”.

Të paktën 1200 njerëz u vranë kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor dhe rreth 240 të tjerë u morën peng.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 22,800 njerëz janë vrarë në territor që kur Izraeli filloi fushatën e tij hakmarrëse./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →