Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Borell: Nuk po bëjmë garë me amerikanët për dialogun

nga RTV2130 janar 2020

Thaçi: Jemi të zhgënjyer për mosliberalizimin e vizave.-Borell: Vendimi për vizat varet nga shtetet e BE-së, kurse Qeveria të formohet sa më shpejt

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell, gjatë vizitës në Kosovë ka kërkuar nga përfaqësuesit politik që sa më shpejtë të formohet qeveria e re dhe të rifillojë dialogun me Serbinë. Borell tha se Bashkimi Evropian nuk përfshihet në krijimin e Qeverisë së Kosovës. Ndërsa, sa i përket liberalizimit të vizave, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian tha se nuk ka një datë se kur do të ndodh liberalizimi, sepse kjo varet nga vendet e BE-së. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, edhe një herë ka shprehur zhgënjimin e tij për mos liberalizimin e vizave. Thaçi tha se Bashkimi Evropian po ua mohon kosovarëve lëvizjen e lirë.(Teksti-Burim ZARIQI, kamera-Berat BAHTIRI)./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →