🇽🇰 Kosova
Haxhiu – Grudës: Ne kemi mundur ta bëjmë Qeverinë, por nuk bëjmë pazare si ju
nga B G19 nëntor 2025
Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, gjatë replikës me deputetin e PDK-së Përparim Gruda tha se anë mundur ta bëjnë Qeverinë, por sipas saj nuk bëjnë pazare si opozita.
“Buxheti nuk është i Albin Kurtit, është i qytetarëve. Me pas Prokurori të përgjegjshme të gjithë ata që tentojnë ta fusin vendin në krizë sociale do të duhej të përgjigjeshin penalisht. Ne kemi mundur të bëjmë qeverinë por nuk bëjmë pazare siç keni bërë ju. Me tendera, ambasada me Listën Serbe që e keni prit me orë të tëra në Kuvend. Ne shkojmë në zgjedhje pastaj qytetarët ua japin ndëshkimin që e meritoni”, ka thënë ajo.











