RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Borrell nuk e përjashton mundësinë e vendosjes së masave ndëshkuese ndaj autoriteteve në Serbi

nga B G29 shtator 2023
Borrell nuk e përjashton mundësinë e vendosjes së masave ndëshkuese ndaj autoriteteve në Serbi

Brukseli po monitoron nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së për qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe nëse gjykon se Beogradi nuk i respekton ato, është i gatshëm të shqyrtojë vendosjen e masave ndëshkuese ndaj autoriteteve në Serbi, tha. shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

“Janë marrë masa në lidhje me Kosovën. Këto janë masa politike dhe financiare, ndër të cilat është pezullimi i vizitave dhe eventeve të nivelit të lartë, me përjashtim të Dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Ato masa kanë ndikim edhe në mbështetjen financiare për Kosovën. Pezullimi është i përkohshëm dhe i kthyeshëm dhe do të hiqet sapo të ketë de-përshkallëzim në fushë. Në të njëjtën kohë, ne monitorojmë nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së dhe në rast mospërputhjeje, BE-ja është e gatshme të marrë parasysh masat”, tha Borell.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →