RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Borrell thotë se liberalizimi i kosovarëve i sjell përfitime edhe BE-së

nga B G1 janar 2024
Borrell thotë se liberalizimi i kosovarëve i sjell përfitime edhe BE-së

Shefi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka reaguar sot pas liberalizmit të vizave duke e quajtur vendim historik, liberalizimin e vizave për kosovarët.

Në platformën X, se heqja e regjimit të vizave, i sjell Kosovës përfitime të rëndësishme por edhe BE-së.

“Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës që nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave #IntegrimiEuropian’’,ka shkruar ai.

Më 1 janar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është organizua udhëtimi i parë i 50 qytetarëve, që fituan udhëtimin drejt Vjenës së Austrisë në kuadër të të një fushate informuese të autoriteteve lidhur me liberalizimin e vizave./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →