RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Borrelli në përvjetorin e Srebrenicës: Nuk ka vend për mohimin e gjenocidit

nga Venera Grabanica11 korrik 2024
Borrelli në përvjetorin e Srebrenicës: Nuk ka vend për mohimin e gjenocidit

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, deklaroi se pajtimi në rajon pas luftërave të viteve 1990 është përgjegjësi e të gjithëve dhe se liderët e vendeve duhet të refuzojnë retorikën e ndarjes.

Për gazetën Politika, Borrell deklaroi se një nga kapitujt më të errët në historinë moderne evropiane u shkrua në korrik 1995, duke deklaruar se më shumë se 8,300 djem dhe burra u vranë sistematikisht dhe u varrosën në varre masive në kodrat përreth Srebrenicës.

“Çdo mohim i gjenocidit është një shuplakë në fytyrën e drejtësisë dhe një pengesë për pajtimin. Qëndrimi i BE-së është i qartë – nuk ka vend për mohimin e gjenocidit , revizionizëm historik apo glorifikimi i kriminelëve të luftës në shoqëritë që vlerësojnë të vërtetën dhe drejtësinë”, tha Borrell.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →