Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Britania e Madhe paralajmëron Rusinë që të mos përfshijë civilë në ushtri

nga B.K23 prill 2022

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar Moskën se çdo regjistrim i civilëve ukrainas në ushtrinë ruse do të ishte shkelje e ligjit ndërkombëtar.
Përditësimi i inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar vuri në dukje akuzat e paverifikuara nga zyrtarët ukrainas se Rusia po planifikonte të rekrutonte civilë në rajonet e pushtuara Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës,shkruan BBC.
“Kjo do të pasonte praktika të ngjashme të mëparshme të rekrutimit në Donbasin dhe Krimenë e pushtuar nga Rusia”, thuhej në postim.
Sipas të drejtës ndërkombëtare është e paligjshme që fuqitë okupuese të detyrojnë civilët të shërbejnë si ushtarë në ushtrinë e tyre./21Media

Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 23 April 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/OEhnKdrUZY
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/Dv1to4FVWV

— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) April 23, 2022

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →