Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Broja humb sezonin shkaku i lëndimit

nga Xh.D13 dhjetor 2022
Broja humb sezonin shkaku i lëndimit

Ylli shqiptar, Armando Broja do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit pasi që do t’i nënshtrohet operimit pasi që u zbulua se ka këputur ligamentin në ndeshjen kundër Aston Villas.
Sulmuesi i Chelseas u largua nga fusha me ndihmën e stafit mjekësorë pas lëndimit në gjurin e tij të djathtë, nga një ndërhyrje shumë e rrezikshme nga mbrojtësi Ezri Konsan gjatë miqësores në Abu Dhabi të dielën.
Britmat e mëdha të dhimbjes së Brojës rritën shqetësimet se ai pësoi një lëndim serioz dhe tani është konfirmuar pas kontrolleve në gjurin e tij se atij i nevojitet operimi.
Broja bëri një skanim të hënën pas rikthimit në Angli për ta zbuluar shkallën e plotë të lëndimit.
Një mungesë prej gjashtë muajsh shihet si realiste nëse gjithçka shkon sipas planit, një afat kohor që do të lejonte Broja të rikthehej në fazën parasezonale me skuadrën. Nëntë deri në 12 muaj është skenari më i keq.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →