Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ylli i Liverpoolit e humb sezonin

nga Kaltrina Berila16 mars 2023
Ylli i Liverpoolit e humb sezonin

Sezoni i parë i mesfushorit të Liverpoolit, Stefan Bajcetic tani ka përfunduar si pasojë e një lëndimi në muskul, dhe lajmin e ka konfirmuar vetë tinejxheri spanjoll.

Bajcetic mungoi në humbjen 1:0 të Liverpoolit në ndeshjen e kthimit të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid mbrëmë, pasi gjiganti anglez u eliminua nga gara me rezultat të përgjithshëm 6:2.

“Fatkeqësisht kam pësuar një lëndim që do të më mbajë jashtë fushave deri në fund të sezonit”, tha Bajcetic në “Instagram”.

“Është shumë e trishtueshme të them lamtumirë për këtë sezon të mrekullueshëm për mua, por e kuptoj se kjo është pjesë e futbollit dhe vetëm do të më bëjë më të fortë fizikisht dhe mendërisht”, tha më tej Bajcetic.

Bajcetic ka arritur të bëjë 21 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar vetëm një gol.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →